Lajme

Ministria e Jashtme e Izraelit: Hamasi nuk e kurseu askënd – publikon listën e shtetasve të huaj që janë vrarë dhe rrëmbyer

10/11/2023 10:58
nga:Gazeta Blic

Ministria e Jashtme e Izraelit ka njoftuar për numrin e qytetarëve të vrarë të vendeve të ndryshme të botës, në sulmin e së shtunës nga Hamasi mbi qytetet izraelite.

Në njoftim thuhet se në këtë sulm të Hamasit nuk është kursyer askush, duke filluar nga Shtetet e Bashkuara, Britania e Madhe, Italia, Brazili e Meksika, transmeton Telegrafi.

Megjithatë nga ministria e Jashtme izraelite, është bërë e ditur se të gjithë janë prekur nga ky sulm dhe se të bashkuar do të fitojnë.

Ndryshe në sulmin e së shtunës, militantët e Hamasit ia mësynë qyteteve izraelite – duke vrarë 1 mijë izraelitë dhe plagosur shumë tjerë.

Ndërkaq edhe sot (në ditën e pestë) janë duke vazhduar luftimet mes Hamasit dhe ushtrisë izraelite, që janë urdhëruar të rrethojnë qytetin e Gazës, nga ku Hamasi kishte filluar sulmin.

Në listën e ministrisë së Jashtme, thuhet se 11 amerikanë janë vrarë, dy ukrainas, një gjerman dhe një britanik.

Gjithashtu në këtë listë figurojnë edhe emrat e shteteve, qytetarët e të cilave janë marrë peng nga militantët e Hamasit.

Më poshtë ju sjellim listën e plotë të këtyre shteteve, që u prekën nga sulmet e Hamasit mbi qytetet izraelite.

https://x.com/IsraelMFA/status/1711985978087178373?s=20