Lajme

Ministria e Jashtme e fshinë postimin në gjuhën angleze në Twitter

05/24/2021 23:14
nga:Gazeta Blic

Ministria e Jashtme e Kosovës ka fshirë një postim të bërë sot më herët në Twitter pas kritikave për përdorimit të dobët të gjuhës angleze në tekst.

Për momentin në llogarinë zyrtare të kësaj ministrie nuk figuron postimi i mëhershëm dhe se postimi i fundit është i datës 23 maj.

Ndryshe, ish-zëvendësministrja e Jashtme e Kosovës Teuta Sahatqija, por edhe shumë të tjerë kritikuan Ministrinë e Punëve të Jashtme për postimin e saj në Twitter duke thënë se është me plot gabime në gjuhën angleze dhe se me këtë është bërë horë shteti i Kosovës.

“Si ta komentoj këtë tweet të ‘sertë’!!! Më shumë kisha pasur dëshirë të mendoj se Twitteri i MPJ-së është hakuar se sa të lexoj si Kosova ia tregon vendin Putinit, Vuçiqit e besa e udhëzon Evropën se çfarë duhet të bëjë. Kosova në zgjidhje të problemeve globale me një anglishte të nivelit fillestar. Merrni more dikë që di anglisht së paku se horë po e bëni shtetin”, ka shkruar Sahatqija në Facebook.

“Putini po bëhet më agresiv, duke shfrytëzuar dobësimin e Perëndimit. Pa miratimin e Putinit asnjë sulm i Bjellorusisë ndaj avionit, asnjë kërcënim i ri nga Vuçiq me mbi 30 tanke, 30 mil. transportues nga Rusia. NATO, SHBA, BE duhet të marrin masa për të mbrojtur dhe mbrojnë aleatët. Kosova është gati”, thuhej në postimin e MPJ-së në gjuhën angleze.

“Politika e jashtme me Google translate” – MPJ bëhet horë me një postim në anglisht