Lajme

Ministria e Financave shpall ankand për Bono Thesari në vlerë prej 20 milionë euro

03/06/2024 10:59
nga:N K

Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve ka bërë të ditur se më 13 mars do të mbahet ankandi i tretë për vitin 2024.

Sipas ministrisë, në këtë ankand do të emetohen Bono Thesari me maturitet 12 mujor në shumë prej 20 milionë euro.

“Investimi në Obligacione është investim i sigurt, i garantuar me Ligjin për Borxhin Shtetëror dhe Garancitë Shtetërore, ku interesi i përcaktuar nga tregu ju garantohet për të gjithë kohëzgjatjen (12 muaj) dhe është tërësisht i liruar nga tatimi”, thuhet në njoftim.

Tutje, ministria e Financave tha se për detaje rreth pjesëmarrjes në ankande për blerjen e letrave me vlerë, duhet kontaktuar me ndonjërën nga Bankat Komerciale që operojnë në vend.