Ministria e Ekonomisë ka njoftuar për kontrollet javore për energji elektrike në Kosovë.
Me anë të një postimi në Facebook, kjo ministri njofton se për një javë, pra nga data 14 deri më 20 nëntor janë bërë 1950 kontrolle, ndërkohë që janë ndaluar 185 raste të keqpërdorimit të energjisë elektrike.
Ndryshe, lidhur me këtë qështje ka shkruajtur edhe Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli e cila tha se se luftimi i vjedhjeve të energjisë elektrike është një çështje tejet e rëndësishme jo vetëm për sektorin e energjisë, por edhe për mbrojtjen e konsumatorëve të ndërgjegjshëm e mbrojtjen e buxhetit të shtetit.
I mori rrjedha e ujit, del fotoja e babë e bir në Malësinë e Madhe


