Lajme

Ministria e Ekonomisë njofton për konkurset e punësimit në Ndërmarrjet Publike Qendrore

02/10/2023 10:02
nga:Astrit Gashi

Përmes një postimi në faqen zyrtare, Ministria e Ekonomisë, ka njoftuar për konkurset e punësimit nëpër Ndërmarrjet Publike Qendrore.

“Ndërmarrjet tona publike kanë nevojë për profesionistë me integritet, dedikim e aftësi për t’u siguruar që ato arrijnë potencialin e tyre të plotë”, thuhet në njoftim.

Tutje bëhet e ditur se konkurset janë për në Telekom, Trepçë, Infrakos, Kompaninë Rajonale e Ujitjes “Radoniqi-Dukagjini”, Kompaninë Rajonale e Ujësjellësit “Mitrovica” dhe Kompaninë për Menaxhimin e Deponive në Kosovë.