Ministria e Drejtësisë (MD) ka reaguar rreth pagesave për avokatët e angazhuar në mbrojtjen e ish-krerëve të UÇK-së, pranë Dhomave të Specializuara.
Në njoftimin e MD-së, thuhet se deri më sot kjo ministri ka paguar një shumë totale prej 26,179,562 eurosh (njëzet e gjashtë milion e njëqind e shtatëdhjetë e nëntë mijë e pesëqind e gjashtëdhjetë e dy euro) për mbrojtjen e personave që po mbahen në paraburgim.
Sipas MD-së, avokati Ben Emmerson, i cili përfaqësonte Kadri Veselin, ka përfituar nga Ministria e Drejtësisë një shumë prej 4,019,724.91 euro (katër milion e nëntëmbëdhjetë mijë e shtatëqind e njëzet e katër euro e nëntëdhjetë e një cent).
“Personat që tërhiqen nga detyra e tyre mund të gjejnë justifikime të ndryshme, por paga e ulët nuk është një prej tyre”, thuhet në reagim.
Reagimi i plotë: