Lajme

Ministria e Drejtësisë ofron 2.5 milion euro për OJQ-të që merren me çështje sociale dhe familjare

02/18/2025 19:11
nga:Genita C

Ministria e Drejtësisë ka hapur thirrjen publike për mbështetje financiare për projektet e organizatave joqeveritare (OJQ) të licencuara në fushën e shërbimeve sociale dhe familjare, raporton GazetaBlic.

Ky vit, sipas Albulena Haxhiut,  mbështetja financiare për OJQ-të arrin në 2.5 milion euro, që është 184% më shumë se në vitin 2020, kur buxheti ishte 880 mijë euro.

Haxhiu thotë se kjo mbështetje tregon përkushtimin e Qeverisë për forcimin e shërbimeve sociale dhe familjare në Kosovë.

E plotë:

2.5 milion euro për projektet e organizatave që merren me çështje sociale dhe familjare.

Ministria e Drejtësisë ka hapur thirrjen publike për mbështetjen finaciare për projektet e OJQ-ve të licencuara në fushën e shërbimeve sociale dhe familjare.

Këtë vit, mbështetja financiare për OJQ-të është 2.5 milion € apo 184% më e lartë se në vitin 2020, ku buxheti për këto shërbime ka qenë 880 mijë €.

Kjo mbështetje tregon përkushtimin e Qeverisë për fuqizimin e shërbimeve sociale dhe familjare.