18 vjeçarja M.O. kishte vdekur 24 orë para se të dërgohej në spitalin e Ferizajt.
Informacioni u dha nga Nazlie Balaj, këshilltare në Ministrinë e Drejtësisë.
“Sipas informatave që i kemi ne si Ministri e Drejtësisë në të cilën është edhe Instituti i Mjekësisë Ligjore rasti i Marigonës është rast politraumë ku për dy ditë radhazi, sipas gjithmonë informacioneve, është ushtruar dhunë dhe që e ndjera ka vdekur 24 orë përpara para se të dërgohej nga të dy të dyshuarit në spitalin e Ferizajt”, tha Balaj në ATV.
Ajo i ka quajtur skandaloze prononcimet për medie të Prokurorisë Themelore dhe Gjykatës Themelore në Ferizaj.
“Unë mendoj që edhe Prokuroria edhe Gjykata (Themelore) në Ferizaj duhet te jenë të kujdesshëm me deklaratat e tyre sepse që të dyjat kanë qenë skandaloze sa i përket informimit të opinionit në lidhje me rastin në fjalë. Skandali i parë ishte kur prokurori doli dhe shpjegoi të dyshuarin kryesor si rast recidivistë dhe rasti i cili që nga viti 2013 ka aktakuza të ngritur në gjyqësi sa i përket tentimit të vrasjes”, – u shpreh ajo.
Ndërkaq Balaj tutje tha edhe më skandaloze ishte deklarata e Gjykatësit sot, kur tha se dyshimet kryesor për vrasjen e 18-vjeçares kanë të bëjnë më xhelozi.
“Skandali i dytë ishte nga ana e gjyqtarit i cili pa u zhvillu hetimet dhe pa u mbyllë hetimet del me një deklaratë të tillë duke e arsyetuar të dyshuarin kryesor për vrasje e Marigonës kinse këtë vrasje e ka bërë për xhelozi”, – tha tutje Balaj.
Sot Gjykata Themelore në Ferizaj me anë të një komunikate për medie njoftoi se arsyet që çuan deri tek vdekja e 18-vjeçares janë se i dyshuari për vrasje, D.K, dyshonte se M.O po e tradhtonte me djalin e dajës së tij.