Lajme

Vreshtarët paralajmërojnë protesta pas uljes së subvencioneve

06/18/2021 13:54
nga:Y I

Shoqata e Vreshtarëve ”Vreshtari’, ka reaguar ndaj propozimit që ka bërë Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural (MBPZHR) për uljen e subvencioneve për vreshta nga 1000 euro në hektarë në 400 euro në hektarë.

Kjo ka ngjallur reagim të Shoqatës së Vreshtarëve ‘Vreshtari’, të cilët e kanë kundërshtuar ashpër këtë vendim të MBPZH-së.

Me anë të një letre ata e kanë kundërshtuar vendimin, letër kjo që është dërguar në zyrën e kryeministrit dhe në MBPZH.

Aty është cekur se ata janë të indinjuar nga ky veprim i tyre dhe se nuk përjashtohen protestat.

“Ne si shoqatë me një anëtarësi me 4760 vreshtar, me anë të këtij reagimi po përpiqemi të gjejmë forma për të mbrojtur sektorin dhe fermerët vreshtar, në rast se nuk gjejmë mirëkuptimin dhe përkrahjen për kërkesat tona legjitime, hapat tjerë do të jenë më të ashpra duke shfrytëzuar të gjitha rrugët ligjore dhe nëse është e nevojshme edhe mekanizma tjerë siç është dalja në rrugë e të gjithë vreshtarëve- protesta”, thuhet në këtë letër.

Më poshtë reagimi i plotë i ‘Vreshtarit’.