Lajme

Ministria e Brendshme ruse: Katër personat e armatosur në sulmin pranë Moskës janë shtetas të huaj

03/23/2024 17:49
nga:Y I

Katër personat e armatosur të dyshuar që janë arrestuar pas një sulmi vdekjeprurës në një sallë koncertesh pranë Moskës janë të gjithë shtetas të huaj, tha të shtunën Ministria e Brendshme e Rusisë, raporton Reuters.

Rusia tha se kishte arrestuar të katër personat e armatosur të dyshuar për kryerjen e masakrës dhe presidenti rus, Vladimir Putin u zotua se do të gjurmojë dhe ndëshkojë ata që qëndrojnë pas sulmit.

Të paktën 133 persona u vranë dhe më shumë se 140 u plagosën kur persona të armatosur sulmuan një koncert të mbushur plot në periferi të Moskës.