Ministria e Arsimit dhe Shkencës (MASH) ka mohuar se janë kryer bastisje në këtë objekt pas raportimeve në disa media se zyrtarë të saj janë ndaluar nga Policia e Kosovës.
“MASH sqaron se ka marrë konfirmim zyrtar nga Policia e Kosovës se ky informacion është i pavërtetë dhe se në ambientet e saj nuk ka pasur bastisje”.
Ministria ka kërkuar nga mediat që të publikojnë demantin, ndërsa tha se puna në këtë ministri po zhvillohet normalisht.
“Ministria e Arsimit dhe Shkencës thekson se puna në institucion po zhvillohet normalisht dhe se të gjitha përgjegjësitë dhe detyrat institucionale po realizohen sipas planifikimeve të përcaktuara”.


