Lajme

Ministria britanike e Mbrojtjes: Rusia vazhdon të godasë objektivat në të gjithë Ukrainën

03/27/2022 08:04
nga:Q R

Ministria e Mbrojtjes e Mbretërisë së Bashkuar ka dhënë një përditësim mbi luftimet e fundit në Ukrainë, duke thënë se forcat ruse vazhdojnë të godasin objektiva në të gjithë Ukrainën, duke përfshirë shënjestrimin e shumë zonave me popullsi të dendur civile

Kjo ministri thotë se Rusia vazhdon të mbështetet në municionet e lëshuara nga hapësira ajrore ruse për të reduktuar ekspozimin e avionëve të saj ndaj mbrojtjes ajrore të Ukrainës.

SHBA ka raportuar se këto armë kanë një shkallë dështimi deri në 60 përqind, gjë që po e detyron Rusinë të kalojë në raketa më pak të sofistikuara, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv.

Forcat e Armatosura të Ukrainës kanë postuar gjithashtu një përditësim në Facebook, me këto pika kryesore:

Rusia ka vazhduar të sulmojë infrastrukturën civile dhe ushtarake në qytetin e rrethuar juglindor Mariupol

Ajo ka vazhduar gjithashtu të synojë kryeqytetin ukrainas Kiev, duke qëlluar në zonat periferike dhe drejtpërdrejt në qytet

Forcat e armatosura në shtetin fqinj Bjellorusi, e cila është aleate e Rusisë, kanë kryer aktivitete stërvitore në rajonet e Brest, Minsk dhe Grodno.