Ministria e Mbrojtjes e Mbretërisë së Bashkuar ka thënë se derisa forcat ruse vazhdojnë në ofensivën e tyre lindore, sipas kësaj ministrie ato po vuajnë ende nga humbjet e pësuara më herët në konflikt.
“Në mënyrë që të përpiqet dhe të rindërtojë forcat e tyre të varfëruara, Kremlini i është drejtuar transitit të pajisjeve jofunksionale përsëri në Rusi për riparim”, u shpreh ai.
Ata thanë gjithashtu se vendimi i presidentit rus, Vladimir Putin për të bllokuar fabrikën e çelikut Azovstal në Mariupol tregon një dëshirë për të frenuar rezistencën ukrainase dhe të çlirojë forcat ruse, raporton Sky News.
Përditësimi i fundit vjen pasi forcat ruse vazhdojnë në ofensivën e tyre përgjatë krahut lindor të Ukrainës pasi nuk arritën të kapnin Kievin.
Dje, presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyy tha se rreth 120 mijë njerëz mbeten të bllokuar në Mariupol, duke përfshirë deri në 1 mijë civilë në fabrikën e çelikut Azovstal.
Latest Defence Intelligence update on the situation in Ukraine – 22 April 2022
Find out more about the UK government's response: https://t.co/UuvjA2vlqo
?? #StandWithUkraine ?? pic.twitter.com/XNITVFNqdK
— Ministry of Defence ?? (@DefenceHQ) April 22, 2022