Sot nga ora 17:00 pritet të publikohen masat e reja që do të hyjnë në fuqi nga dita e hënë.
Kjo është bërë e ditur nga departamenti për media brenda zyrës së kryeministrit, përcjell GazetaBlic.
Sipas asaj që thuhet në komunikatë, në konferencë për media do të jetë ministri i shëndetësisë, Arben Vitia.
Më poshtë edhe komunikata e plotë.
Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia mban konferencë për media.
VENDI: Ndërtesa e Qeverisë
KOHA: 17:00
Vërejtje• Ngjarja që zhvillohet në ndërtesën e Qeverisë, mund të përcillet vetëm nga gazetarët, kameramanët dhe fotografët që janë të akredituar dhe kanë me vete kartelat e akreditimit.
Po ashtu, për ngjarjet që zhvillohen në ndërtesë të Qeverisë luten gazetarët, kameramanët dhe fotografët që të jenë të pajisur me maska mbrojtëse dhe t’i vendosin ato.
/GazetaBlic/