Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, sot do të mbajë një mbledhje virtuale me kryetarët e komunave të Kosovës, për të diskutuar rreth masave të reja anti-COVID, përcjell GazetaBlic.
Burime të GazetaBlic, kanë thënë se mbledhja do të fillojë në orën 10:00, ndërkaq aty do të diskutohen në detaje masat e reja anti-Covid.


