Ministri i Mbrojtjes i Ukrainës, Oleksiy Reznikov, tha se vendi është duke pritur një ftesë për samitin e NATO-s.
Kjo vjen pasi kryeministri britanik, Boris Johnson tha se duhet të zhvillohet një vizion afatgjatë për Ukrainën në “arkitekturën e sigurisë” të Evropës së ardhshme, raporton Sky News.
“Ajo që ukrainasit duan dhe unë mendoj se tani do të marrin, është një koleksion garancish nga vendet me të njëjtin mendim se çfarë mund të bëjmë për t’i mbështetur ata me armatim, me trajnime dhe me ndarjen e inteligjencës”, u shpreh ai.


