Lajme

Ministri Sveçla shkon në Mitrovicë, takon kryetarin e Mitrovicës, Agim Bahtirin

09/24/2021 17:07
nga:Gazeta Blic

Ministri i Ministrisë së Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, sot ka qendruar në Mitrovicë ku është takuar me kryetarin e komunës Agim Bahtiri.

Lexues të Gazeta Blic kanë dërguar foto, ku shihet Sveçla duke ecur rrugëve të Mitrovicës me kryetari Bahtiri.

Kjo ështe vizita e dytë e Sveçlës në Mitrovicë te Bahtiri brenda një jave, ku vizitën e parë e kishte bërë pak ditë pak aksionit të policisë në veri.

Ndryshe, kjo vizitë vjen pas ndëhyrjes së Policisë në veri për targat jo legjitime të Serbisë.