Lajme

Ministri Sveçla priti në takim ambasadorin e Shqipërisë,Petrit Malaj

11/14/2023 14:13
nga:Sh R

Ministri i Punëve të Brendshme, z. Xhelal Sveçla priti në takim njoftues ambasadorin e Republikës së Shqipërisë, z. Malaj.

Fillimisht ministri Sveçla e uroi z. Malaj për emërimin e tij për postin e ambasadorit të Republikës së Shqipërisë në Kosovë.

Në këtë takim u diskutua për marrëdhëniet e mira ndërmjet dy vendeve që do të vazhdojnë edhe më tutje, për zbatueshmërinë e  marrëveshjeve të nënshkruara mes institucioneve të rendit dhe sigurisë mes dy vendeve e në veçanti për thellimin e mëtejmë të këtij bashkëpunimi.

Në fund të takimit ministri Sveçla dhe ambasadori Malaj u dakorduan për angazhim të mëtejmë në avancimin e politikave në shërbim të rendit, ligjit dhe qytetarëve të vendeve tona.