Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka reaguar pas vendosjes së bazës së policisë kufitare në afërsi të kufirit me Serbinë, në Bërnjak.
Sveçla përmes një postimi në Facebook, ka thënë se po angazhohen për të përmirësuar kushtet e zyrtarëve policor në mënyrë që të rritet efikaziteti i punës.
“Që nga marrja e mandatit dhe në vazhdimësi, si Ministër i Brendshëm bashkë me Policinë e Kosovës jemi angazhuar që brenda kapaciteteve tona të krijojmë hapësira dhe kushte të përshtatshme për punë dhe ngritje të kapaciteteve për gjithë zyrtarët policor kudo që angazhohen ata” shkruan Sveçla në facebook raporton Gazeta Blic.
Reagimi i plotë:
Që nga marrja e mandatit dhe në vazhdimësi, si Ministër i Brendshëm bashkë me Policinë e Kosovës jemi angazhuar që brenda kapaciteteve tona të krijojmë hapësira dhe kushte të përshtatshme për punë dhe ngritje të kapaciteteve për gjithë zyrtarët policor kudo që angazhohen ata.
Në kuadër të kësaj, përshkak të kushteve jo të mira, Policia e Kosovës sot ka dërguar kontenjerë dhe pajisje logjistike të cilat do tu shërbejnë zyrtarëve policor në pikën kufitare në Bërnjak, për kryerjen sa më efikase të detyrave të tyre.
Angazhimi ynë i përbashkët dhe i përditshëm ka për qëllim rritjen e efikasitetit dhe garantimin e sigurisë për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës pa dallim.