Lajme

Ministri Sveçla dhe homologu i tij turk bëjnë homazhe në Prekaz

02/12/2024 19:58
nga:G B

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka njoftuar se gjatë ditës së sotme (e hënë) së bashku me homologun e tij turk, Munir Karaloglu kanë bërë homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz.

Kështu ka bërë të ditur, vet ministri Sveçla përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”.

“Nderimi dhe përulja që i bëhet sakrificës së familjes Jashari është nderim për të gjithë ne dhe të rënët për lirinë që e gëzojmë”, ka shkruar Sveçla.

Sveçla ka falenderuar zëvendësministrin Karaloglu për vizitën e tij në Kosovë e sidomos në Prekaz si dhe ka shtuar se ” në frymën e bashkëpunimit mes shteteve tona realizojmë aspiratat e përbashkëta për zhvillim të mëtejmë”.