Lajme

Ministri Sveçla bën homazhe në vendin ku u vra Enver Zymberi

07/26/2022 11:08
nga:Astrit Gashi

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, në 11 vjetorin e vrasjes së policit, Enver Zymberi, ka bërë homazhe në vendin ku Zymberi u vra 11 vite më parë.

Ai në Facebook ka shkruar se historia e shtet ndërtimit të Kosovës mbanë emrin e Enver Zymberit.

“Në 11 vjetorin e vrasjes së Enver Zymberit nga strukturat kriminale të drejtuara nga Serbia, së bashku me kolegët e tij nga Policia e Kosovës ishim në vendin e rënies së heroit ku vendosëm buqetë me lule, në rrugën nacionale që lidhë Mitrovicën me Zubin Potokun, në afërsi të fshatit Zubç. Historia e shtetndërtimit tonë mbanë emrin e Enver Zymberit, si dëshmor në përpjekjet për shtrirjen e sovranitetit dhe integritetit territorial të vendit tonë”, shkruan ai.

“Të gjithë ne, Policia e Kosovës dhe kolegët e tij bartin kujtime e krenari për Enverin duke rikujtuar po ashtu të gjithë ne thirrjen për drejtësi për vrasjen e tij. Gjeneratat e Policisë kanë shembullin më të mirë të një zyrtari policor, që nuk hoqi dorë nga betimi i tij si polic deri në momentet e fundit të jetës së tij. Lavdi Enver Zymberit dhe gjithë zyrtarëve policorë të rënë në krye të detyrës!”, shtoi Sveçla.