Lajme

Ministri shqiptar lëshon mbledhjen e qeverisë para votimit të marrëveshjes mes Malit të Zi dhe Kishës Ortodokse Serbe

07/08/2022 22:54
nga:Astrit Gashi

Ministri i Administratës Publike, Marash Dukaj, është larguar nga mbledhja e Qeverisë së Malit të Zi, para votimit të marrëveshjes me Kishën Ortodokse Serbe.

Qeveria, pas katër orë diskutimesh, përkrahi Marrëveshjen Themelore me Kishën Ortodokse Serbe, por pa shumicë të kualifikueshme, shkruan Malesia.org.

Këtë propozim me Kishën Ortodokse Serbe e përkrahen 13 ministra nga 18 të pranishëm.

Për këtë marrëveshje kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, ishte akorduar me Patriarkun e Kishës Ortodokse Serbe, Profirije, gjatë vizitës së kryeministrit malazez në Serbi.

Kjo marrëveshje parasheh se kudo që kisha ka juridiksionin e saj, respekton çdo shtet dhe ligjet e tij.