Lajme

Ministri serb i Mbrojtjes: Do të shqyrtojmë kërkesën e Listës Serbe për ndërprerjen e dialogut me Prishtinën

05/27/2023 15:24
nga:Astrit Gashi

Ministri i Mbrojtjes i Serbisë, Millosh Vuçeviq, tha se autoritetet shtetërore do ta shqyrtojnë kërkesën e Listës Serbe për ndërprerjen e dialogut me Prishtinën.

“Si qytetar i Serbisë e kuptoj absolutisht mesazhin e Listës Serbe dhe autoritetet shtetërore do ta shqyrtojnë këtë kërkesë brenda një periudhe të shkurtë kohore, këto janë çështje serioze”, tha sot Vuçeviq.

Më herët gjatë ditës së sotme, Lista Serbe kërkoi që të ndërpritet dialogu me Prishtinën derisa “kryetarët fiktivë të Kurtit” të tërhiqen nga veriu i Kosovës dhe të tërhiqen forcat speciale.