Lajme

Ministri polak i Mbrojtjes: Po përgatitemi për çdo skenar, Moska mund të sulmojë

02/06/2024 13:33
nga:N K

Ministri polak i Mbrojtjes, Wladysław Kosiniak-Kamysz, ka thënë se Polonia është e gatshme të mbrohet kundër agresionit ushtarak rus në “të gjithë skenarët”.

Kosiniak-Kamysz, që shërben edhe si zëvendëskryeministër i Polonisë, ka shtuar se Moska mund ta sulmojë Polonisë “pasi armiqësia me Rusinë është përshkallëzuar”, ka shkruar “Newsweek”.

“Unë mendoj se të gjithë skenarët janë të mundshëm dhe i marr shumë seriozisht më të këqijtë…Ky është roli i një ministri të mbrojtjes në rrethanat tona aktuale… Ne duhet të jemi të përgatitur për çdo gjë”, ka shtuar ai.

Ministri polak ka potencuar tutje se po merren me plotësimin e boshllëqeve duke përfshirë armatimin.

“Përpjekjet e mëdha për prokurimin [armët] janë të rëndësishme, por pajisjet personale të ushtarëve janë gjithashtu të rëndësishme”, ka thënë ai.

Kosiniak-Kamysz nuk ëhstë i vetmi zyrtar i lartë i Mbrojtjes nga një vend i NATO-s që kohëve të fundit ka shprehur shqetësime për luftën e Rusisë me Ukrainën.