Lajme

Ministri Peci publikon foto nga korrje-shirjet: Kur s’ka hajni, Zoti dërgon begati

07/07/2024 17:42
nga:G C

Ministri i Bujqësisë, Faton Peci, edhe sot ka publikuar foto nga arat ku po vazhdohet me korrje-shirjet.

Ai përmes një postimi në Facebook ka shkruar se toka e bekuar e Kosovës, minimalisht po i prodhon 140 000 deri 150 000 ton më shumë se vitin e kaluar.

“Xhelozia e smira dëmtojnë rëndë shëndetin!. Do punue koka, me prodhue toka! Kur ska hajni, Zoti dërgon begati!”, ka shkruar ndër të tjera ai.

Postimi i tij:

📈Sipas analizave për konsum, një qytetar në Kosovë konsumon në ditë mesatarisht prej 250 deri 300 gram miell.

🌾Për 365 ditë kjo i bie 140 deri 150 kg grurë.

☀️150 kg x 1.75 milion banorë = 262 mijë tonë grurë.

🌾67 kilogramë grurë në vit është mesatarja botërore për kokë banori.

🚜Kosova ka importuar vitin e kaluar 139 000 ton me grurë.

🌾E këtë vit, toka e bekuar e Kosovës, minimalisht po i prodhon 140 000 deri 150 000 ton më shumë se vitin e kaluar!

📈Ne kemi të dhëna të sakta për çdo hektar të mbjellë. Në këtë llogaritje nuk përfshihen sipërfaqet nën 1ha që ne si Ministri nuk i subvencionojmë.

🇽🇰Suksese të Kosovës duhet t’iu gëzohemi që të gjithë.

🍀Xhelozia e smira dëmtojnë rëndë shëndetin!

😉 Do punue koka, me prodhue toka!

🤷 Kur ska hajni, Zoti dërgon begati!