Ministri i Financave, Hekuran Murarti, i është kundërpërgjigjur deklaratave të Arben Gashit nga LDK-ja, i cili tha se Qeveria shumë shpejt do të përcaktojë sasinë e lejuar të konsumit.
Murati në seancën e Kuvendit përmendi një deklaratë të kreut të LDK-së, Lumir Abdixhiku, ku ky i fundit kishte kërkuar të kufizohet sasia e lejuar e naftës që qytetarët mund të blejnë.
Ministri i tha Gashit që të koordinohen me deklarata mes vete.
“Desha t’i referohem një deklarate që bëri parafolësi i cili ndër të tjera duke u munduar ta paraqes qeverisjen si diçka të keqe tha se “nuk do të jetë larg kur kjo qeveri do të fillojë me e kufizu sasinë e produkteve që qytetarët blejnë”, dhe më duhet vetëm t’i referohem një propozimi të kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhikut i cili me datën 7 mars ndër propozimet tjera po ashtu thotë: “të vendoset racioni i sasisë së naftës që një individ mund të blejë”. Kam lutje që të koordinoheni me deklaratat e juaja në mënyrë që të mos dilni me kundërthënie”, tha Murati.
I menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i Arben Gashit pas këtyre deklaratave, i cili tha se është i dukshëm fakti se ka paaftësi në të menduar.
“Që ka paaftësi në të menduar kjo është e dukshme, mbërrin deri në atë pikë sa dëshiron me uniformu ehe të drejtën e mendimit të njerëzve në LDK”, tha Gashi.


