Lajme

“Ministri Murati duhet të largohet, Albin Kurti duhet të japë dorëheqje”

06/30/2022 09:11
nga:G B

Gazetari Milaim Zeka, ka thënë se Kurti duhet të japë dorëheqje dhe ministri Murati duhet të largohet, raporton Gazeta Blic.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se Murati i ka dhënë dy deklarata fyese e poshtëruese kundër shqiptarëve, e para që ka të bëjë me UÇK-në dhe e dyta për “1200 ushtarë të vrarë të NATO-s, ndërsa 300 nga radhët e UÇK-së”!

Ai ka thënë se për këtë nuk ka pasur asnjë reagim nga politikanë e deputetë injorantë e as nga organizatat e dala nga lufta.

Postimi i tij i plotë:

Pse Ministri Murati duhet mu largu, ndërsa Albini me dhanë dorëheqje?

Hekuran Murati, ministër në Qeverinë Kurti, i ka dhënë dy deklarata fyese e poshtëruese kundër shqiptarëve në përgjithësi, sa që as Vuçiqi, as Daçiqi, madje as Shesheli nuk i ka bërë.

Deklarata e parë ka të bëjë me luftën “guerile të UÇK-së, që ka zgjatur vetëm 3 muaj”, sipas Muratit, kurse deklarata e dyte, sipas tije flet për “1200 ushtarë të vrarë të NATO-s, ndërsa 300 nga radhët e UÇK-së”!

Asnjë reagim nga politikan e deputetë injorant. Asnjë reagim nga organizatat e dala nga lufta, qe jeten e tyre, e kam fjalen per disa krere, e kane kthyer ne kauze te pareve, e asesi te mbrojtjes te vlerave.

Si eshte e mundur te mos kete reagim kur nje minister thote qe jane vetem 300 ushtar te vrare? Ku jane ata 1200 ushtar te NATO-s te vrare?! A e din Hekuran Murati qe as pese ushtar te NATO-s nuk jane te vrare?!

A jemi duke e kuptuar se ne çfare mjerimi kombetar kemi rene? Pse Albin Kurti nuk e largon kete minister, dhe te kerkoje falje?

Pse organizatate e luftes nuk ngriten ne protesta?! Po opozita, nuk do te prishe rehatine neper sauna?!

Lexone ketu poshte deklaraten

2016 Hekuran Murati: 300 ushtarë serb u vranë nga UÇK – a ka mundësi me ditë me kënd luftuan qeta 46 mijë veteranë