Lajme

Ministri Mehaj viziton familjarët e viktimave të tragjedisë në Bullgari

12/05/2021 20:14
nga:A. R.

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka qëndruar sot për një vizitë te familjarët që humbën më të dashurit e tyre në tragjedinë e autobusit në Struma të Bullgarisë.

“Sot isha pranë vëllezërve tanë, familjarëve që humbën më të dashurit e tyre në tragjedinë që ndodhi në Bullgari. Isha për të lehtësuar dhe ndarë dhembjen me ta, bashkë me nderimin pranë varreve të familjarëve të tyre. Të kemi gjithmonë mëshirën e Zotit të Madhërishëm e qoftë i përjetshëm kujtimi për ta!”, shkruan Mehaj në Facebook.

Ndryshe, si pasojë e zjarrit që shpërtheu në një autobus që po kthehej nga Bullgaria për në Maqedoninë Veriore, kanë humbur jetën 45 persona dhe shtatë të tjerë janë lënduar.