Lajme

Ministri Mehaj pret sot në takim homologun nga Shqipëria

05/18/2021 07:47
nga:Mergim Rreci

Sot do të vizitojë Kosovën ministri i Mbrojtjes së Shqipërisë, Niko Peleshi.

Peleshi do të zhvillojë takim me ministrin e Mbrojtjes në Kosovë, Armend Mehaj.

Takimi do të fillojë në orën 10:30 në Ministrinë e Mbrojtjes.

Pas përfundimit të këtij takimi do të ketë edhe konferencë për media.