Lajme

Ministri Mehaj në varrimin e babait të Gucatit: Qëndrojmë pranë familjes në këto momente të dhimbjet

05/28/2022 16:26
nga:G B

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka marrë pjesë në ceremoninë e varrimit të Hasan Gucatit, babait të Hysni Gucatit, i cili gjendet në Hagë, raporton Gazeta Blic.

Ai ka publikuar në Facebook fotografi nga varrimi, derisa ka thënë se i qëndrojnë pranë familjes, në këto momente të dhimbjet.

Postimi i tij i plotë në Facebook:

Lajmi për vdekjen e bacës Hasan Gucati (babait të Hysni Gucatit i cili padrejtësisht po mbahet në Hagë), ishte i rëndë e pikëllues për të gjithë ne.

Sot në ceremoninë e varrimit të tij, iu shprehëm ngushëllime familjarëve e të afërmve. Në këto momente të dhimbjes, qëndrojmë me ju e përkrah jush.

Kujtimet për bacën Hasan, qofshin të përjetshme, dheu i Kosovës i qoftë i lehtë!