Ministri i Mbrojtjes Armend Mehaj së bashku me ministren e Tregtisë dhe Industrisë, Rozeta Hajdari dhe me ushtarë të FSK-së dhe vullnetarë kanë dalë me aksion për pastrimin e liqenit të Vërmicës, shkruan Gazeta Blic.
“E kemi obligim të përditshëm të jemi në harmoni me mjedisin që na rrethon, natyrën e mrekullueshme, me lumenjtë, fushat e bjeshkët që na fali Zoti” shkruan Mehaj në facebook.
Postimi i plotë:
Kur bashkojmë idetë, veprimet, energjinë pozitive dhe forcat edhe suksesi për të mirën e përbashkët nuk do të mungoj asnjëherë.
Sot së bashku me ministrat, vullnetaret, zyrtarë vendor dhe ndërkombetar dhe ushtarë të Shqipërisë si dhe të FSK-së kemi dal në mision që na bashkon të gjithëve – pastrimi i liqenit të Vërmicës dhe brigjeve të saj.
E kemi obligim të përditshëm të jemi në harmoni me mjedisin që na rrethon, natyrën e mrekullueshme, me lumenjtë, fushat e bjeshkët që na fali Zoti.
Si ministër i mbrojtjes dhe qeveria në përgjithësi do të jemi të gatshëm të angazhohemi edhe në projekte tjera vëllazërore në të mirë të të gjithëve pa dallim.
Mjedisin duhet ta ruajmë dhe ta mbrojmë, çdo ditë, në secilin moment, secili në mënyrë të barabartë.


