Lajme

Ministri Liburn Aliu thërret konferencë për media

04/21/2021 21:34
nga:Gazeta Blic

Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapesinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu nesër do të mbajë konferencë për media.

Konferenca do të mbahet për hidrocentralet, në ora 09:15, me lokacion tek ura në Brezovicë (100m para kthesës kryesore për qendër të skijimit).

“Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapesinor dhe Infrastrukturës – MMPHI, ju fton të përcillni konferencën për media të thirrur nga ministri z. Liburn Aliu për hidrocentralet.

Konferenca për Media do të mbahet nesër me datë 22.04.2021, (E enjte) nga ora 09:15, me lokacion tek ura në Brezovicë (100m para kthesës kryesore për qendër të skijimit)“, thuhet në njoftimin e ministrisë.

LEXO EDHE:

Gjermania huazon 55 mijë vaksina AstraZeneca nga Danimarka