Sot, ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi në Klinikën Emergjente nuk shkoi për të parë gjendjen e saj, por për gjendjen e tij shëndetësore.
Kjo pasi një shqetësim që ndjeu në bark e që kishte të bënte me apendicitin, i njohur në popull si zorra qorre, detyroi ministin Latifi të kërkojë ndihmë nga mjekët.Ani pse aty kishte një ekip kujdestar, Televizioni T7 mëson se kreu i Ministrisë së Shëndetësisë zgjodhi vet mjekun që do ta trajtonte atë.
E për t’i bërë një vend ministrit, një pacient u detyrua t’ia lirojë dhomën. Si për t’ia dëshmuar ministrit kushtet që janë në QKUK në atë situatë ai do të mbetej pa një jastëk.Kjo megjithatë do të ishte një problem i vogël, pasi në mesnatë nga shtëpia erdhi kirurgu Enver Fekaj për ta kryer intervenimin.
I kontaktuar nga T7 ky konfirmon se ka kryer intervenimin, ndërsa ardhjen nga shtëpia për këtë trajtim ky e quan si ndihmë për kolegët e tij.Kirurgu Fekaj ka qenë edhe kandidat për drejtor të Klinikës së Kirurgjisë Abdominale.
Ani pse në një gjendje të mirë, megjithatë ministri është dërguar për trajtim të mëtutjeshëm në Klinikën e Anestezionit me Mjekim Intensiv, klinikë kjo e cila ka kushte më të mira.Ndërkohë, gjatë ditës së premte ishte planifikuar një takim i minstrit Latifi me homologen e saj nga Shqipëria.
Për shkak të shëndetit të tij, ky takim është mbajtur nga vartësit e tij.


