Prindërit e këngëtares së njohur, Rita Ora, Vera dhe Besnik Ora janë takuar me Ministrin e Shëndetësisë së Kosovës, Rifat Latifin.
Këtë e ka bërë të ditur Vera përmes një postimi në rrjetin social Instagram.
Ajo përmes këtij postimi shprehu kënaqësinë për këtë takim dhe diskutimet që i bën gjatë tij.
“Kënaqësi të takohem dhe të diskutojmë disa nga çështjet aktuale të shëndetit mendor në rajon”, ka shkruar Vera.


