Lajme

Ministri Krasniqi uron ashkalinjtë për ditën e flamurit

02/15/2023 09:48
nga:Y I

Komuniteti Ashkali në Kosovë sot shënon 20 vjetorin e flamurit, festë e njohur edhe si Dita e Ashkalive.

Me këtë rast, ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, ka uruar pjesëtarë të këtij komuniteti me anë të një postimi në Facebook, duke thënë se Republika e Kosovës është shtet demokratik i cili ka për krenari dhe mburrje mozaikun e komuniteteve që jetojnë dhe veprojnë në Kosovë.

“Shumëllojshmëria e saj etnike, gjuhësore dhe fetare është thesar dhe vlerë e çmuar për zhvillimin e mëtejshëm të shoqërisë. Diversiteti na bën më të bashkuar”, shkroi mes tjerash ministri Krasniqi.