Lajme

Ministri Krasniqi s’përgjigjet kur pyetet se kur do të hapet Ura e Ibrit: S’ka arsye të jetë e mbyllur

10/23/2024 11:45
nga:N K

Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, pas mbledhjes së Qeverisë është pyetur se kur do të hapet Ura e Ibrit pas veprimeve që ndërmori Qeveria e Kosovës së fundi në drejtim të hapjes së saj.

Krasniqi nuk u përgjigj se kur do të hapet, por tha se qëndrim i Qeverisë mbetet që kjo urë “s’ka arsye të vazhdojë të jetë e mbyllur”.

“Krejt çka mund të shtoj te kjo pjesa e diskutimit për hapjen e Urës mbi Ibër është se kjo urë s’ka asnjë arsye që kjo urë të vazhdojë të jetë e mbyllur. Së paku jo në aspektin e komunikimit të komuniteteve në këto dy pjesë të kryeqytetit, tashmë qytetarët nga veriu kalojnë në pjesën jugore dhe ata nga jugu në pjesën veriore dhe situata është e qetë, e kontrolluar dhe është në atë formë që hapja e urës mbi Ibër s’do të kishte asnjë ndikim”.

Krasniqi tha se ministritë e linjës kanë ndërmarrë disa veprime, “ka pasë diskutime me qytetarë nga të dyja anët” dhe përsëriti se “s’ka arsye pse të mos hapet kjo urë”.

“Besojmë thellësisht që këtu s’ka asnjë arsye pse duhet të mos ketë hapje të urës dhe asnjëherë s’mund të kemi ndonjë argumentim tjetër”.