Lajme

Ministri Krasniqi shpreh ngushëllime për viktimat në Pejë: I tronditur, situata të tilla shpresoj të mos përsëriten

06/25/2023 09:48
nga:G B

Ministri Elbert Krasniqi, është shprehur i tronditur për situatën e vërshiemve në Pejë, ku humbën jetën dy persona, nënë e bir, raporton Gazeta Blic.

Ai ka shprehur ngushëllime ndaj familjarëve të viktimave, të lënduarve shërim të shpejtë, me shpresën që situata të tilla të mos përsëriten.

Ai ka thënë se që nga fillimi i reshjeve është në komunikim të vazhdueshëm me Kryetarin Muhaxheri, Ministrin Sveçla dhe Ministrin Mehaj, që ti dalim në ndihmë qytetarëve dhe Komunës në këtë situatë të vështirë.

Postimi i tij i plotë:

I shqetësuar dhe tronditur me situatën e vërshimeve në Pejë, ku si pasojë e tyre humbën jetën dy qytetarë tanë, një fëmijë dhe nëna e tij.

Që nga fillimi i reshjeve mbrëmë jam në komunikim dhe koordinim të vazhdueshëm me Kryetarin Muhaxheri, Ministrin Sveçla dhe Ministrin Mehaj, që ti dalim në ndihmë qytetarëve dhe Komunës në këtë situatë të vështirë.

Familjarëve të cilët humbën më të dashurit e tyre, ju shprehi ngushllime, të lënduarve shërim dhe rikuperim të shpejtë dhe shpresojë që situata të tilla mos të përsëritën më.