Lajme

Ministri izraeli: Vetëm dorëzimi total i Hamasit mund të ndalojë rifillimin e luftës pas armëpushimit

11/23/2023 22:50
nga:N K

Ministri izraelit i Ekonomisë, Nir Barkat, ka thënë se Hamasi po përpiqet të “zhvatë” Izraelin.

Ai gjithashtu u shpreh se pengjet duhet të lirohen pa çmim, shkruan Sky News.

Barkat tha se vetëm dorëzimi total i Hamasit mund të ndalojë rifillimin e luftës pas armëpushimit.

“Nuk ka asnjë mënyrë në botë që ne të ndalemi derisa të kemi dorëzim total”, është shprehur ai.