Kryetari i Partisë Përparimtare Serbe (të Vuçiqit) dhe ministri serb i mbrojtjes, Millosh Vuçeviq, në përpjekje të “frikësimit” të votuesve serb, para zgjedhjeve të paralajmëruara në Serbi, ka thënë sot se nëse i fiton zgjedhjet e ardhshme “ekipi” i liderit të Partisë serbe për Liri dhe Drejtësi Dragan Gjillas, ata menjëherë do të njohin pavarësinë e “shtetit të rremë” të Kosovës dhe vendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë dhe do të marrin vendim për aderimin e Serbisë në aleancën e NATO-s.
Në një deklaratë për tabloidin e regjimit aktual serb, të specializuar për transmetim të propagandës së Vuçiqit, “Informer”, ai ka pretenduar se qëllimet e opozitës apo siç tha ai partive të “ish-regjimit” janë shumë të qarta.
“Ata që gjoja janë rusofilë dhe mbrojnë Kosovën nga larg, shumë shpejt do të mbyten në masën e atyre që duan Kosovën e pavarur dhe anëtarësimin në aleancën e NATO-s, vetëm për të hequr Aleksandar Vuçiqin nga pushteti. Kuazi e djathta ka nuk ka problem bashkimi me të majtën, vetëm për ta rrëzuar Aleksandar Vuçiqin. Pra, çfarë lloj politike do të jetë nëse bëjnë gjithçka për ta larguar Vuçiqin nga pushteti”, “ankohet” Vuçeviq.


