Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrullah Çeku ka vizituar sot sëbashku me zv.ministren, Daulina Osmani trajnerin e xhudos, Driton Kuka dhe ekipin e tij.
Driton Kuka ka lajmëruar vizitën e ministrit Çeku, në një postim në rrjetin e tij social Facebook, shkruan GazetaBlic Sport.
Ai ka treguar se me ministrin ka folur për garat olimpike dhe xhudon në veçanti.
“Vizitë e befasishme por e këndshme e Ministrit Hajrulla Çeku dhe ZvMinistres Daulina Osmani! Biseduam për garat dhe aktivitetet e ardhshme të xhudos në veçanti për udhëtimin drejt Lojërave Olimpike!Sporti si imazhi pozitiv më i fuqishëm i shtetit tonë do vazhdoj të bëj krenar çdo shqiptar kudo në Botë!”, ka shkruar Kuka në Facebook.
/GazetaBlic Sport.


