Lajme

Ministri i Shëndetësisë takohet me drejtorët e Qendrave Kryesore të Mjekësisë Familjare

01/27/2022 16:25
nga:Q R

Ministri i Shëndetësisë Rifat Latifi me bashkëpunëtorë zhvilluan sot një takim me drejtorët e Qendrave Kryesore të Mjekësisë Familjare lidhur me zbatimin e konceptit të Mjekësisë familjare në kuadër të Kujdesit parësor Shëndetësor.

Nga Ministria e Shëndetësisë është bërë e ditur se ministri Latifi ka falënderuar punonjësit e Kujdesit Parësor Shëndetësor për angazhimin gjatë COVID-19 dhe në ofrimin e shërbimeve shëndetësore, ndërsa drejtuesve të QKMF-ve u ka shprehur mbështetjen e MSh-së për realizimin e objektivave të punës me qëllim që qytetarëve t’u ofrohen shërbime shëndetësore cilësore dhe të sigurta.

Nga MSH thuhet se në këtë takim janë trajtuar tema si zonimi, lista e pacientëve, përdorimi i telemjekësisë në shërbimet shëndetësore të Kujdesit Parësor dhe ndërlidhje me nivelet e tjera, përdorimi i ueb aplikacionit në kuadër të Sistemit të Informimit Shëndetësor, furnizimi me barna dhe material shpenzues nga Lista Esenciale, vaksinimi dhe tema të tjera.

68 mijë e 526 persona janë vaksinuar deri tani me dozën e tretë dhe atë përforcuese të vaksinës në Kosovë