Lajme

Ministri i Shëndetësisë paralajmëron dozën e tretë të vaksinave anti-COVID në Kosovë

08/28/2021 17:38
nga:M K

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka thënë se Kosova po bëhet gati për të porositur edhe dozën e tretë të vaksinës anti-Covid, nëse do të jetë e nevojshme.

Në konferencën për shtyp pak pas vendimit për masat e reja, ai ka ftuar qytetarët që të vaksinohen, si e vetmja formë për ta mposhtur virusin, pasi sipas tij, virusi do të na shoqërojë për një kohë të gjatë, përcjell GazetaBlic.

“Ky virus do të na shoqërojë edhe për një kohë të gjatë. Kemi parë se përkundër vaksinimit masiv në disa vende, efekti i mbrojtjes është diku 7-8 muaj edhe pse s’ka studime të qëndrueshme në këtë drejtim.

Andaj ne jemi bërë gati për të negociuar e siguruar edhe dozën e tretë që ta kemi në kohë të gatshme, nëse paraqitet nevoja”, ka deklaruar ai duke shtuar se padyshim që pandemia do të ketë valë të reja.

​Vitia: Do të ketë edhe valë tjera të pandemisë, vetëm vaksinimi na shpëton

/GazetaBlic/