Lajme

Ministri i Shëndetësisë aktiv në organizimet e VV-së në Prishtinë

01/13/2023 23:53
nga:Astrit Gashi

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka vazhduar aktivitetet me Lëvizjen Vetëvendosje në kryeqytet.

Siç ka njoftuar Dega e Vetëvendosjes në Prishtinë, të premten është mbajtur takimi i kryesisë së Qendrës së Prishtinës me kryetarët e pikave të kryeqytetit.

“Kryetari i Qendrës, z.Arben Vitia, foli për aspekte të mobilizimit të përgjithshëm organizativ dhe nevojës për koordinim të përbashkët në mes të Pikave, Grupit të Asamblistëve dhe kryesisë së Qendrës së Prishtinës, e krejt kjo në funksion të forcimit dhe zgjerimit të mëtutjeshëm të aktiviteteve dhe politikave tona”, thuhet në njoftimin e kësaj dege.

Arben Vitia është bërë ministër i Shëndetësisë për herë të tretë që nga viti 2020. Së fundmi u emërua në fund të dhjetorit, pas 80 ditësh qëkur MSH-ja ishte pa ministër, pas largimit të Rifat Latifit. Zotimit se s’do të kthehej ministër ai i qëndroi për vetëm një vit.