Lajme

Ministri i Putinit i quan kontradiktore thirrjet e perëndimit për të zhvendosur trupat ruse nga kufiri ukrainas

01/14/2022 15:07
nga:Mergim Rreci

Rusisë i është sosur durimi me Perëndimin, pasi ende nuk kanë një përgjigje për kërkesat për situatën në Ukrainë.

Lavrov u shpreh se perëndimi ka hedhur në kosh kërkesat e tyre.

“Gjërat janë grumbulluar që prej viteve 90’, premtimet e bëra për mos zgjerimin e NATO-s, për mos zhvendosjen ushtarake drejt lindjes, thjesht u hodhën në kosh nga miqtë tanë perëndimorë në mënyrën më flagrante,” tha ai.

Lavrov u ndal edhe te bisedimet e kësaj jave me NATO-n dhe OSBE-në të cilat pati rezultat, kryediplomati rus fajësoi hapur SHBA-në.

“Ata kërkojnë nga ne, që të zhvendosim trupat nga territori ynë, ndërkohë amerikanët, kanadezët, anglezët kanë vendosur kampet e tyre pranë kufirit rus. Në shumë vende të Evropës po krijohen baza të reja, anglezët po ngrenë një në Ukrainë. Këtë nuk mund ta pranojmë kategorikisht, kjo është një qasje e papranueshme,” u shpreh Lavrov.

Lavrov i quajti kontradiktore thirrjet e perëndimit për të zhvendosur trupat nga kufiri ukrainas, ndërkohë që edhe ata kanë dislokuar trupat e tyre në kufirin rus.