Listat e grevistëve duhet të dorëzohen nga ana e komunave të Kosovës në Thesar (Ministrinë e Financave).
Kështu po vlerëson ministri i Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, i cili në një prononcim për Gazeta Blic ka mbeshtetur kërkesën e kolegut të tij, Hekuran Murati, se komunat janë të obliguara ta bëjnë një gjë të tillë.
Për këtë ka edhe një arsye.
“Bazuar në Ligjin për Greva, kontratat e punonjësve që janë në grevë duhet të pezullohen për aq kohë sa punonjësi qëndron në grevë. Kështu që, i takon secilës nga organizatat buxhetore që të përditësojë listat e pagave dhe t’i dërgojë në Thesar për të reflektuar saktë kompensimin për punën e secilit”, ka thënë Krasniqi për Gazeta Blic.
Që nga fillimi i grevës në arsim dhe administratë, dy ministritë ajo e arsimit dhe Financave kanë kërkuar nga zyrtarët kryesorë fiananciarë të komunave që listat me grevistëvë t’i dorëzojnë në Thesar, me arsyertimin se kushdo që është në grevë, për aq ditë pagat do t’i ndalen.
Sipas Minsitrit hekruan Murati, grevistët duhet të paguhen nga sindikata për aq kohësa vazhdon greva.
E kjo kërkesë e Muratit dhe Ngavacit ka pasur shumë reagime nga Asociacioni i Komunave të Kosovës dhe kryetarët e komunave, të cilët assesi deri në këto momente nuk kanë pajtuar që listat e punëtorëve grevistë të dërgohen në Thesar.
Hekuran Murati ministër i Financave gjatë ditës së djeshme në njoftimin që pati për ekzekutimin e pagave ‘kërcënoi komunat e Kosovës se do të ketë adutimim të vecantë për secilën komuën që nuk i bindet ‘urdhrit’ të tij për listën e grevistëve.
Por Elbert Krasniqi nuk po e sheh si kërcënim drejtuar komunave çëshjten e auditimit.
“Është me rëndësi të kuptohet se Auditimi nuk është kërcënim, por përkundrazi është mekanizmi i cili konstaton në mënyrën më të saktë shkeljet e dispozitave ligjore të menaxhimit të financave”, vlerëson ai.
Sindikalistët që tash e sa kohë janë në grevë kanë vetëm një këerkesë. 100 euro për secilin deri sa të votohet e të hyjë në fuqi Ligji i Pagave.
Qeveria e Kosovës ka ofruar 50 euro për zyrtarët publike përfshrië këtu edhe punëtorët e arsimit, shumë kjo që kategorikisht është refuzuar nga sindikatat.
Për Elbert Krasniqin, ministër i Pushtetit Lokal, greva duhet të ndërpritet.
“Si Ministër i MAPL-së, zgjedhjen e shoh në fillim të procesit mësimor dhe vazhdimin e procedimit të ligjit për pagat në Kuvend”, thotë ai.
Greva në Arsim dhe Administratë po vazhdon. Qeveria dhe Sindiktatat kanë qëndrime të betonuara.
Dërgohet në mbajtje i dyshuari për tentim sulmin ndaj Rrahman Jasharajt


