Lajme

Ministri i Punëve të Jashtme të Shqipërisë nesër viziton Kosovën

05/30/2026 18:55
nga:Y I

Ferit Hoxha, ministri për Evropë dhe Punë të Jashtme të Shqipërisë, ditën e nesërme do zhvillojë vizitë në Kosovë.

Hoxha, do të pritet në takim nga u.d Presidentja e vendit, Albulena Haxhiu, dhe, nga ministri i Jashtëm, Glauk Konjufca.

Hoxha e Haxhiu, do takohen nga ora 10:00.

Ndërsa takimi i Hoxhës me Konjufcën do zhvillohet nga ora 12:00, ku më pas do të ketë edhe prononcim për media.