Lajme

Ministri i Punëve të Jashtme në Kroaci telefonon Gërvallën i shpreh ngushëllime për viktimat e aksidentit

07/25/2021 11:06
nga:Genita C

Ministri i Punëve të Jashtme i Kroacisë, Gordan Radman, ka thënë se ka folur në telefon me homologen e tij kosovare, Donika Gërvalla, duke i shprehur ngushëllime për personat që kanë vdekur në aksidentin që ka ndodhur në këtë shtet.

“Kam folur në telefon me ministren e Kosovës, Donika Gërvalla, të cilës i kam shprehur ngushëllimet e mia për njerëzit e Kosovës dhe familjeve të viktimave të aksidentit tragjik të autobusit që ndodhi këtë mëngjes në Kroaci, si dhe shpresën për një shërim të shpejtë të të plagosurve”,ka shkruar Radman në Twitter.

Mediumi kroat: Ky është shkaku i aksidentit, njëri nga shoferët vdiq