Lajme

Ministri i Mbrojtjes: Ne e respektojmë largimin e ushtarëve ukrainas, ata i kanë nevojat e tyre shtetërore

04/07/2022 13:30
nga:Donika Fetahu

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, nuk është në dijeni se kur forcat paqeruajtëse të Ukrainës që shërbejnë në Kosovë në kuadër të KFOR-it, do të largohen nga Kosova,

Në një deklarim për medie, Mehaj tha se ushtarët e Ukrainës i kanë nevojat e tyre shtetërore dhe se i respektojnë ato.

“Populli ukrainas është në shërbim të KFOR-it, kanë strukturat e veta dhe ata i kanë nevojat e tyre shtetërore. Ne i respektojmë ato”, tha Mehaj.

“Jo nuk kemi datë konkrete”, tha Mehaj kur u pyet nëse ka ndonjë datë se kur do të largohen ata.

Ndryshe gjatë muajit të kaluar është raportuar se ushtarë të shumtë ukrainas veçse po largohen nga Kosova.

Largimi i tyre lidhej me situatën e krijuar në Ukrainë, pas agresionit rus.

E situata thuajse e njëjtë është duke vazhduar tash e më shumë se 50 ditë.

Ukrainasit po vazhdojnë të sulmohen nga rusët, ndërsa shtet e shumta të botës veçse kanë sanksionuar Rusinë lidhur me këto.