Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrullah Çeku, pas djegies së objektit të Taphanës, dikur Muzeu i Muzikës në Gjakovë, ka thënë se ndihet i prekur nga krimi ndaj trashëgimisë kulturore, raporton Gazeta Blic.
Ai përmes një postimi në facebook ka thënë se përgjegjësit e kësaj ngjarje duhet të dënohen.
“Jemi thellësisht të prekur nga krimi i mbrëmshëm ndaj trashëgimisë kulturore të Gjakovës. Të gjithë përgjegjësit duhet të marrin dënimin e merituar”.
Tutje ka thënë se ky objekt do të kthehet në gjendjen e mëparshme pas restaurimit të tij dhe se ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit do të marrë masa për funksionalizimin e muzeut.


