Lajme

Ministri i Jashtëm serb: Prioritetet e Kurtit po vërtetohen, nuk është i interesuar për dialog

04/22/2021 23:41
nga:Gazeta Blic

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Nikola Selakoviq, ka thënë se prioritetet dhe mesazhet parazgjedhore të kryeministrit të Kosovës Albin Kurti, po vërtetohen. Ministri gjithashtu tha se Kurti nuk është i interesuar për dialog.

Deklaratën e tij, ministri serb e bazoi tek qëndrimet e presidentes Vjosa Osmani, ku kjo e fundit tha se Kosova do të zhvillojë dialog me Serbinë të bazuar në parime të qarta, ndërkaq, sipas saj “ndryshimi i kufijve është një logjikë që i takon shekullit të kaluar”.

“Mesazhet parazgjedhore të Albin Kurtit se dialogu me Beogradin s’është prioritet për të po vërtetohet. Dicka e tillë është kofirmuar sot, në të vërtetë del se ai nuk është i interesuar për dialog apo kompromis”, ka thënë Selakoviq.

Ministri serb vlerësoi se deklaratat dhe sjellja Vjosa Osmanit tregojnë se Prishtina “në thelb nuk dëshiron dialog”.

“Mesazhet e përfaqësuesve të Prishtinës se do të rikonsiderojnë marrëveshjen e Brukselit për të ‘rinisur dialogun me Beogradin, të cilat, kujtoj, janë kryer me lehtësim dhe garanci nga Bashkimi Evropian, janë çmenduri politike dhe kërkon reagim urgjent nga të gjithë ata që duan stabilitet dhe paqe të qëndrueshme në Ballkanin Perëndimor”, ka thënë Selakoviq.

Të enjten, pas takimeve në Kosovë me krerë të vendit, Maas është nisur drejt Serbisë ku nesër do të takohet me krerë institucionesh.